Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
dp

Lexo edhe“Pensionet do rriten çdo janar”, Rama: Kartë për artikujt bazë nëse ka rritje të çmimeve

Të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes së kredisë për projektin e zhvillimit të sektorit financiar të Kosovës.
Deputetët miratuan edhe marrëveshjen tjetër të kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika. Po ashtu u miratua edhe marrëveshja me KfW, Frankfurt am Main, për programin e kredisë të bazuar në politika në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën.
Krahas kësaj, u miratua edhe marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Lexo edhe“Pensionet do rriten çdo janar”, Rama: Kartë për artikujt bazë nëse ka rritje të çmimeve