Aksident tragjik në Viti, vdes një këmbësor
dp

Lexo edheAdelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, kthjellohu!

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën. Në aksident janë përfshirë një automjet, të cilin e drejtonte një burrë, dhe një këmbësor, gjithashtu mashkull.Pavarësisht ndërhyrjes, këmbësori ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo edheAdelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, kthjellohu!