Maliqi: Përgëzime Kurtit e Hamzës që treguan përgjegjësi- Kriza të jetë mësim se kompromisi s’është dobësi
dp

Lexo edheMusliu reagon pas votimit të Ligjit dhe zgjedhjes së presidentes, falëndëron qytetarët për rezistencë

Maliqi, ka përgëzuar liderin e VV’së Albin Kurtin, dhe atë të PDK’së, Bedri Hamzën, për ‘’faktin se në sekondat e fundit gjykuan racionalisht’’.
Postimi:
Është një nen i pashkruar i çdo kushtetute të Evropës jugore që thotë se 15 minuta vonesë janë të nënkuptuara. Përgëzime zt. Kurti dhe zt. Hamza për faktin se në sekondat e fundit gjykuan racionalisht dhe treguan përgjegjësi publike përballë një skenari tjetër të tmerrshëm.

Lexo edheMusliu reagon pas votimit të Ligjit dhe zgjedhjes së presidentes, falëndëron qytetarët për rezistencë
Dhe le të jetë kjo krizë dyvjeçare një mësim se kompromisi dhe konsensusi nuk janë dobësi, dhe se nuk kanë nevojë të arrihen me kaq shumë bërryla dhe dramë. Urime Kosovës dhe Presidentes Shiroka-Pula – ajo meriton mbështetje të plotë në agjendën e përbashkët, prej çështjes së Hagës e deri te mbrojtja e hapësirës demokratike!