back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaSportKuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Të ngjajshme

Haxhiu dhe Rudolph flasin për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

A varet e ardhmja e Spallettit te Juventusi nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve?

Raportet në Itali pretendojnë se Juventusi do të ulet...

Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë...

Europol-i çmonton kartelin “Los Lobos”

Europol mbështeti autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Ekuadori dhe Holanda...

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 përmes një postimi në Facebook, duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi. Ai thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik: “Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”

Laura Fazliu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi. Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e rinj: “Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese.”

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz