Kryetari Veseli priti nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për angazhimet e vazhdueshme të institucioneve të vendit në procesin e integrimit evropian, si e vetmja rrugë për shtetin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, falënderoi raportuesen Lunaçek për kontributin dhe përkrahjen e saj të pakursyer për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe në mekanizma të tjerë të BE-së, duke ia lehtësuar kështu Kosovës rrugën euro-integruese.
Kryeparlamentari Veseli përsëriti edhe njëherë kërkesën për heqje sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.
Lexo edheFotografi të rralla të komandantit legjendar, Adem Jashari (Foto)
“Nëse do të vijë lajmi për liberalizim të vizave për Kosovën, atëherë ai do të vijë nga zonja Lunaçek”, theksoi kryetari Veseli.
Nënkryetarja e PE-së, Lunaçek, nga ana e saj, tha se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në perspektivën evropiane dhe për liberalizimin e vizave, por institucionet e Kosovës duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara.
Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë t’i plotësojë kriteret e kërkuara dhe do të punojë në agjendën e reformës evropiane në Kosovë.














