Kryeministri Mustafa takohet me kryeministren serbe (FOTO)
BILLI·

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka takuar në Durrës Kryeministren e Serbisë,
Ana Brnabiç.
Takimi u zhvillua në kuadër të takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Mustafa ka publiku një fotografi në Facebook, ku shihet të ketë biseduar veçmas me kryeministren serbe.
Lexo edheKy është kandidat i AKR’së për kryetar të Prishtinës
Ky ishte takimi i parë i kryeministres së Serbisë me kryeministrin e Kosovës.
Brnabiç zëvendësoi Aleksandar Vucic dhe mori detyrën qershorin e këtij viti.















