Ky është kandidat i AKR’së për kryetar të Prishtinës
BILLI·
Zyrtarizohet kandidati i AKR’së për kryetar të Prishtinës.
Selim Pacolli, do të jetë kandidati i Aleancës Kosova e Re, për kryetar të Prishtinës.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Makolli, sekretar i kësaj partie.
Zyrtarizimi i kandidaturës së tij u bë pas kërkesës të pesë degëve të Aleancës Kosova e Re.

Lexo edhePamje të reja nga përfshirja në flakë e autobusit me udhëtarë kosovarë (VIDEO)
Garës për Prishtinën i kanë hyrë edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.















