Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKremlini: S’pritet mrekulli në bisedimet për paqen në Stamboll

Kremlini: S’pritet mrekulli në bisedimet për paqen në Stamboll

Të ngjajshme

Presidentja – juristja që po shpëton pushtetin, jo shtetin

Shkruan: Doruntina Meha Presidentja – juristja që po shpëton pushtetin,...

Bislimi takohet me Prattipatin, flasin për ngërçin dhe Planin e Rritjes

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur në takim...

Bie nga objekti ku po punonte, vdes një punëtor në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e...

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të martën se Rusia s’ka pritshmëri se ndonjë përparim i madh mund të ndodhë në rundin e tretë të bisedimeve për paqen në Stamboll me delegacionin e Ukrainës, ka shkruar The Guardian.

“S’ka asnjë arsye për të pritur ndonjë përparim që i përket kategorisë së mrekullive, është shumë e vështirë në rrethanat e tanishme”, është shprehur Peskov. “Ne synojmë të ndjekim interesat tona, synojmë po ashtu të garantojmë interesat tona dhe të përmbushim objektivat që ia kemi vendosur vetes prej fillimit”.

I pyetur nëse mund të ofronte ndonjë kornizë kohore se kur mund të arrihet marrëveshja e paqes, Peskov ka theksuar se nuk mund të japë ndonjë udhëzim mbi këto afate. “Ka shumë punë për t’u bërë para se të mund të flasim rreth mundësisë së mbajtjes të disa takimeve të nivelit më të lartë”.

Komentet e tij janë bërë disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ripërsëritur thirrjet për t’u takuar sy më sy me presidentin rus, Vladimir Putin.

- Advertisement -

Të Fundit