Haradinaj: 15 vjet më parë, GJND-ja legjitimoi përpjekjet tona historike
dp

Lexo edhePunimet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, bllokohet një pjesë e rrugës

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i 22 korrikut 2010 nga GJND-ja është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovë
Ai në Facebook thekson se 15 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet.
“Ai vulosi drejtësinë ndërkombëtare mbi idealin tonë të lirisë, të jetësuar më 17 shkurt 2008. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica ndër breza. Por Kosova ka qëndruar falë përkushtimit të popullit të saj për liri, drejtësi dhe demokraci”.

Lexo edhePunimet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, bllokohet një pjesë e rrugës
“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euroatlantik duhet të jetë synim yni i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, shkruan Haradinaj./Indeksonline/