Deklarata e Milaim Zekës se nuk ka mësues të pandërgjegjshëm në Kosovë, ka bërë që deputeti nga radhët e Vetëvendosjes të bëj një deklaratë interesante nga foltorja e Kuvendit.
Deputeti Konjufca në fjalën e tij në Kuvend u pajtua se nuk ka mësues të pandërgjegjshëm, me përjashtim të ndonjërit, sikurse rasti i mësuesit të Milaim Zekës, i cili ia ka dhënë notë kaluese (2-sh), duke mos ja përsëritur klasën, dhe duke ja mundësuar që të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zekës, duke ja përkujtuar Konjufcës që asnjëherë gjatë shkollimit të tij nuk ka pas ndonjë notë 2 apo 3, por se ka qenë nxënësi më i mirë i gjeneratës. /Drenica Press/