BallinaLajmeGjuriq sot në Kosovë, sjell ndihma nga Qeveria serbe

Gjuriq sot në Kosovë, sjell ndihma nga Qeveria serbe

Të ngjajshme

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Marko Gjuriq, i ashtu quajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do të vije sot për vizitë në Kosovë.

Ai për vizitë ka marr leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Marko Gjuriq ka kërkuar leje për vizitë, kërkesa i është aprovuar”, ka thënë Zyberaj.

Gjuriq gjatë qëndrimit në Kosovë do të dorëzoj një automjet për teren në Qendrën për Mirëqenie Sociale në Prelluzhë të Vushtrrisë.

Ky automjet i dorëzohet drejtorit të qendrës në emër të donatorit  “Stefial d.o.o”,  nga bashkëpronarët e kësaj kompanie dhe nga ish-futbollisti Dejan Stankoviç e Dragan Ruvarac.

Pas kësaj, parashihet nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e një shtëpie për një familje me social të fshatit Gracë, shtëpi prej 75 m2, me vlerë 2.8 milion dinarë.

Automjetet në terren dhe donacionet e shtëpive janë vazhdim i ndihmës që Qeveria serbe ka bërë për serbët që jetojnë në Kosovë, premtim ky i presidentit serb që bëri gjatë vizitës në Kosovë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz