Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po pret në takim homologun e tij belg, Maxime Prevot.
Pas takimit Konjfuca dhe Prevot do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës të enjten po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë ditës ai u prit edhe nga kryeministri, Albin Kurti, si dhe do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.