Futbolli austriak është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-portierit të kombëtares, Alexander Manninger. 48-vjeçari humbi jetën tragjikisht të enjten, pas një aksidenti automobilistik që përfshiu një tren lokal në Salzburg.
Manninger konsiderohej një nga portierët më të rëndësishëm të gjeneratës së tij dhe një figurë e respektuar në futbollin europian, shkruan Indeksonline
Der österreichische Fußball steht unter Schock: Der frühere Nationalteam-Torhüter Alexander Manninger ist tot.
Alle Infos 👉 https://t.co/LQM0cjSgnN#SkySport #Manninger pic.twitter.com/xGWuMZiWxK
— Sky Sport Austria (@SkySportAustria) April 16, 2026
Ai e nisi karrierën te Austria Salzburg, ndërsa në vitin 1997 bëri histori duke u bërë lojtari i parë austriak që transferohej në Premier League, te Arsenali. Me klubin londinez zhvilloi 39 ndeshje dhe arriti sukses të madh në sezonin 1997/98, duke fituar titullin kampion dhe FA Cup.

Gjatë karrierës së tij, Manninger luajti kryesisht në Itali, ku veshi fanellat e disa klubeve të njohura si Siena dhe Juventus. Në fund të karrierës ishte pjesë edhe e Liverpoolit për dy sezone.
Me kombëtaren e Austrisë, ai regjistroi 33 paraqitje, duke qenë një element i rëndësishëm ndër vite. Në Euro 2008, që u zhvillua në Austri dhe Zvicër, ai ishte portieri i dytë pas Jürgen Macho./Indeksonline/