Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diaspors, Glauk Konjufca ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka thëne se Belgjika ka qëndrim progresiv që Kosova duhet tash të jetë pjesë e Këshillit të Eropës.
“Unë mendoj që neve na ka mbet peng e vendosur nga një person i cili në mënyrë kogja të palavdishme dha dorëheqje, zoti Lajçak. Ai na ka pas qit në shpinë një diçka që neve nuk na takon, unë vetë kam qenë i përfshirë në negocimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka shku përmes parlamentit shumë prej proceseve. Delegacioni jonë ka qenë atje, brenda kornizës që është negociu Asociacioni i komunave serbe nuk është kriter i anëtarësimit. Mund të jetë i proceseve tjera, integrimi në BE apo statusi i vendit kandidat, për Këshillin e Evropës nuk ka qenë kondit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, ka thënë ai.
Konjufca gjithashtu ka thënë se Lajçak në mënyrë të pandershme “na ka qit në shpinë”.
“Miqtë tanë duhet të na ndihmojnë që ta heqim këtë. Vetëm një kondit ka qenë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai ishte Manastiri i Deçanit dhe zgjidhja e këtij procesi. Kjo është kry, dhe ka qenë marrëveshje për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo që na duhet është t’i bindim tjerët që të kenë mendim si Belgjika”, ka shtuar Konjufca. /Lajmi.net/