BallinaLajmeArbër Ademi: Hakmarrje e pastër politike ndaj Grubit. Padia duhet të hidhet...

Arbër Ademi: Hakmarrje e pastër politike ndaj Grubit. Padia duhet të hidhet poshtë, hetimi të ndalet menjëherë!

Të ngjajshme

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër lidhur me procedurat ndaj Artan Grubi, duke i cilësuar ato si hakmarrje të pastër politike dhe “gjueti shtrigash” informon Tetovasot.

Ademi theksoi se nëse ekziston sadopak drejtësi në vend, hetimi duhet të mbyllet menjëherë dhe kallëzimi penal të hidhet poshtë.

“Ky është një konstruksion i pastër politik dhe hakmarrje ndaj z. Grubi. Nëse ka pak drejtësi në këtë vend, hetimet duhet të mbyllen dhe kallëzimi penal duhet të hidhet poshtë”, deklaroi Arbër Ademi.

Ai gjithashtu ngriti pyetje edhe për rolin e koalicionit VLEN në qeveri, duke theksuar se ata tashmë janë në pushtet dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.

Sipas tij, procesi ndaj Grubit është i motivuar politikisht dhe duhet të marrë fund sa më parë.

“Nëse ka pak drejtësi, kjo gjueti shtrigash dhe kjo hakmarrje puro politike duhet të marrë fund me mbylljen e hetimeve dhe me hedhjen poshtë të kallëzimit penal”, përfundoi Arbër Ademi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz