BallinaLajmeKonjufca me një deklaratë më specifike: Largohem nga kandidatura për President nëse...

Konjufca me një deklaratë më specifike: Largohem nga kandidatura për President nëse propozohet dikush jopartiak

Të ngjajshme

Kryediplomati Glauk Konjufca, i cili është edhe i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për President, ka sqaruar më tej deklaratën e tij për tërheqje nga kandidatura e tij. Ai sot tha se jep dorëheqje nga kjo kandidaturë nëse propozimi nga opozita është jopartiak.

“Kryeministri e ka vendosur njëfarë kornize. Të mos jetë drejtpërdrejt i partive politike ky president nëse vendoset konsensual, pra të mos jetë drejtpërdrejt prej kryesive. Për shembull, të mos jetë nënkryetari i tyre apo kështu shumë i afërt, që vjen prej rangjeve, strukturave të partive”.

I pyetur nëse do të ishte i pranueshëm kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, Konjufca tha: “Nuk e di, s’kemi folur në këtë dimension”.

“Nëse është politik, Vetëvendosja ka shkuar me propozimin e vet. Më lypshin me qenë kryeparlamentar, tash nuk e di pse s’po ju pëlqen tash president”.

Ai tha se nëse diskutohet për president partiak atëherë kjo duhet të bëhet me marrëveshje politike.

“Deri tash nuk o hap ky opsion për president partiak. Deri tash asht hapur për president jo-partiak. Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugë”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz