BallinaSportNehat Çitaku zgjdhet Kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës

Nehat Çitaku zgjdhet Kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës

Të ngjajshme

Punëtorin e zë gjumi në vendin e punës, hajni i vjedh telefonin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pejë, ku...

Prokuroria deklarohet për tragjedinë me tri viktima në Malishevë

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë,...

Kur një popull guxon të ndryshojë

Shkruan: Visar Zhiti Kur një popull guxon të ndryshojë, (kupto:...

Çështja e presidentit, Konjufca: Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës

Zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca ka folur për çështjen...

Më datë 15 prill, me fillim nga ora 17:00, në sallën e konferencave në Hotel International Prishtina u mbajt kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor me qëllim të zgjedhjes së kryetarit dhe bordit të ri ekzekutiv të federatës.

Nga 38 delegatë me të drejtë vote, të pranishëm në sallë ishin 36.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Rini dhe Sport.

Kuvendi u hap nga komisioni i përkohshëm për organizimin e zgjedhjeve, i përbërë nga Sheremet Hoti, Besim Hajdari dhe Ridvan Hashani të cilët e prezantuan rendin e ditës dhe hapën propozimet për komisionin verifikues të zgjedhjeve.

Dy kandidatët për kryetarë, Nehat Çitaku dhe Ylli Maloku prezantuan para të pranishmëve programet e tyre, e pas prezantimeve ata u përgjigjën në pyetjet nga delegatët dhe të pranishmit tjerë.

Pas procesit të votimit dhe numërimit, me 20 vota, kryetar u zgjodh Nehat Çitaku.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ai falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo është njëkohësisht përgjegjësi dhe privilegj i madh.

Ai u shpreh se do të angazhohet maksimalisht që aktiviteti i federatës në pingpong të jetë në nivel sa më të lartë, me fokus në cilësi dhe transparencë.

Ndërkaq, anëtarë të ri të bordit ekzekutiv u zgjodhën:
Ardian Lamaxhema
Besim Hajdari
Bjondina Hasani
Gani Pireva
Nita Baymak
Riana Canhasi
Shega Hashani
Sheremet Hoti
Jahja Termkolli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz