BallinaLajmeShefja në detyrë e BE-së takon Kusari-Lilën, thekson mbështetjen për reformat ekonomike

Shefja në detyrë e BE-së takon Kusari-Lilën, thekson mbështetjen për reformat ekonomike

Të ngjajshme

Punëtorin e zë gjumi në vendin e punës, hajni i vjedh telefonin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pejë, ku...

Prokuroria deklarohet për tragjedinë me tri viktima në Malishevë

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë,...

Kur një popull guxon të ndryshojë

Shkruan: Visar Zhiti Kur një popull guxon të ndryshojë, (kupto:...

Çështja e presidentit, Konjufca: Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës

Zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca ka folur për çështjen...

Shefja në Detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar të enjten me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas njoftimit zyrtar, Palatova e ka uruar Kusari-Lilën për detyrën e re, duke i shprehur njëkohësisht mbështetjen e Bashkimit Evropian për avancimin e reformave ekonomike në vend.

Në fokus të takimit ishin zbatimi i reformave që lidhen me Planin e Rritjes, zhvillimi i sektorit privat, integrimi ekonomik rajonal si dhe përafrimi i Kosovës me Tregun e Përbashkët të BE-së.

“Shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua sot me Ministren e Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, për ta uruar atë për detyrën e saj të re, duke shprehur mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes, zhvillimin e sektorit privat, integrimin ekonomik rajonal dhe përafrimin e Kosovës me Tregun e Përbashkët të BE-së”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz