back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSport“KO” e dyfishtë, boksierët bien përtokë njëkohësisht (VIDEO)

“KO” e dyfishtë, boksierët bien përtokë njëkohësisht (VIDEO)

Të ngjajshme

Një nokaut i dyfishtë është një rast unik në boks, por ashtu ndodhi në ndeshjen mes Irosvani Duvergel dhe Jerhed Fenderson, në një event në Florida, të SHBA-ve.

Boksieri nga Kuba, Duvergel njihet për triumfin e tij me nokaut në pjesën më të madhe të ndeshjeve dhe i lëshoi një të djathtë të fuqishme ndaj Fenderson, duke e rrëzuar përtokë, gjithsesi boksieri amerikan reagoi në të njëjtin moment duke i dhënë një tjetër goditje kubanit që përfundoi i rrëzuar njëkohësisht me rivalin e tij, duke u mbajtur tek litarët anësor.

Në fund ishte Duvergel që fitoi me pikë nga juria, duke ruajtur ecurinë me 6 fitore radhazi i pamposhtur. Ndërkohë amerikani do të ketë një histori për të treguar në këtë humbje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz