back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKëta janë emrat e kandidatëve për deputetë nga degët e PDK-së në...

Këta janë emrat e kandidatëve për deputetë nga degët e PDK-së në disa komuna

Të ngjajshme

Shëndetësia publike: 1 mijë specialistë do të mbeten pa punë?

Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv është profili që...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Sasa – Dolces: Të doli fytyra e vërtetë kush je

Sasa i ka reaguar ashpër Dolces për sjelljen e...

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën...

Listat e propozuara nga degët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kandidatë për deputetë, po duken të jenë shumë interesante.

 

Dega e PDK-së në Klinë, ka propozuar si kandidat për deputetë, këta emra: Sokol Bashota, Ramush Agushi, Haxhi Ibishi edhe Xhevdet Pantina, Qamile Citakun.

Derisa dega e PDK-së, në Vushtrri, ka propozuar si kandidatë që do të jenë në listën e kandidatëve për deputet, këta persona: Kurtan Kajtazi, Naim Hyseni, Xhevahire Izmaku, Qerim Selimi, Gani Imeri, Ilmi Azemi, Isa Hajrizi, raporton Telegrafi.

Dega e PDK-së, në Lipjan, i ka propozuar këta emra si kandidat për deputetë: Shukri Buja, Selvie Halimi, Florent Hoxha, Lulzim Rrustemi, Ylber Aliu dhe Petrit Kelmendi.

Ndërsa, nga dega e partisë së Veseli, në Istog, e kanë bërë vetëm një propozim. Ai është Shasivar Haxhijaj.

Dega e PDK-së, në Rahovec, si duket është përkujdesur që emrat e kandidatëve për deputetë të jenë më  të veçantë. Kjo degë ka vendosur që ta propozoj për kandidat Andin Hotin – të birin e veprimtarit Ukshin Hoti dhe Beatrisa Pista–Demiri, motra e ish kandidatit të PDK-së në zgjedhjet e kaluara, i vrarë në rrethana misterioze.

Ndërkaq, të propozuarit nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Drenas, si kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, janë  këta persona: Sala Berisha- Shala, Bislim Zogaj, Naim Bazaj dhe Shaip Muja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz