back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePanairi i Punës ofron 2500 vende të punës

Panairi i Punës ofron 2500 vende të punës

Të ngjajshme

Alban Krasniqi me vetëdije të plotë e nga zyret e KQZ-së e shkel betimin, tregon si të votohet VV-ja me postë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,...

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është hapur Panairi i Punës.

Edicioni i dytë i organizuar nga GIZ-i gjerman në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e po ashtu Odën Ekonomike Gjermano Kosovare ofron 2 mijë e 500 vende të lira pune nga 103 kompani pjesëmarrëse, 30 nga të cilat janë nga Gjermania, njofton Klan Kosova.

Një nga organizatorët, Edmond Gashi ka thënë për Klan Kosova se në Panair mund të paraqitet secili që është i interesuar për punë, pavarësisht a është student, di gjuhë të huaja, apo ka ndonjë vend tjetër të punës.

E tëra që duhet të bëjnë sipas Gashit është paraqitja e një CV-je.

Edhe çështja e pajisjes me dokumentacion sic tha Gashi nuk do të paraqes problem pasi kompanitë gjermane që do të arrijnë të lidhin kontratë me kosovarë do të ofrojnë zgjidhje për këtë punë.

Kompanitë pjesëmarrëse po ofrojnë nga punët fizike e deri te profilet e larta si inxhinier e profesione të ndryshme. Panairi do të jetë i hapur deri në orën 19:00.

Motoja e këtij panairi është “Ejani, takoni punëdhënësin tuaj potencial”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz