Kërcënohet me armë kandidati për kryetar të komunës: 300 mijë euro ose të vras
BILLI

Lexo edheRama ndërpret financimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Kryebashkiaku i Belshit është kërcënuar me armë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se Arif Tafani është kërcënuar me armë nga një qytetar për shkak të detyrës, shkruan syri .net.
Denoncimi është bërë nga vetë kryebashkiaku Tafani.
Ai ka treguar se i janë kërkuar 300 mijë euro ose do ta vrisnin. Sipas Arif Tafanit, kërcënuesi është vëllai i ish-rivalit të tij në këtë garë, Besjon Tafani.

Lexo edheRama ndërpret financimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
‘Më tha që i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguash me kokën tënde. Më kërkoi 300 mijë euro ose do të më vriste’, ka thënë Tafani për mediat.
Policia mësohet se ka ndaluar Rajan Tafanin, 31 vjeç pas denoncimit të kryebashkiakut Tafani.