BallinaLajmeKEK thotë se në mesnatë do ta ndërpresë operimin e njësisë B1

KEK thotë se në mesnatë do ta ndërpresë operimin e njësisë B1

Të ngjajshme

Arbeloa konfirmon se Mbappe do të luaj ndaj Cityt

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundi...

Rreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga mesdita

Banorët e rrugës “Pavarësia” në Hajvali kanë mbetur pa...

Testi i syve mund të zbulojë Alzheimerin herët

Një kontroll i zakonshëm i syve mund të zbulojë...

Skandal dopingu në tenis, ish-numri 39 i botës pezullohet për katër vite

Një rast i rëndë dopingu ka tronditur botën e...

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ne mesnatë do të ndërpresë përkohësisht operimin e njësisë B1 si pasojë e nevojës për të ndërhyrë në elektrofilter dhe disa sanimeve tjera.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, pas një operimi prej mbi 50 ditësh pa ndërprerje, është shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilter dhe disa sanime të tjera të domosdoshme. Për këto arsye tekniko-teknologjike dhe mjedisore, njësia B1 do të ndalet nga operimi sot, më datë. 14.08.2025, rreth orës 23:59. Ndalja planifikohet të realizohet për të mbrojtur pajisjet dhe teknologjinë nga dëmtime të mundshme dhe për të shmangur ndonjë defekt me përmasa më të mëdha, që do të kishte ndikim  në operim dhe mjedis.”

KEK thotë se ekipet do të identifikojnë dhe sanojnë defektet që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt.

“Ekipet tona të stafit teknik dhe profesional janë në gatishmëri të plotë, dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të fillojnë menjëherë me identifikimin e saktë dhe sanimin e defekteve, me qëllim që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë më mirë në aspektin mjedisor.”

“Korporata mbetet e përkushtuar për furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe që kontribuon pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit për të gjithë qytetarët.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz