back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeKEK i kundërpërgjigjet KEDS-it: Nuk jemi përgjegjës për ndërprerjet e energjisë

KEK i kundërpërgjigjet KEDS-it: Nuk jemi përgjegjës për ndërprerjet e energjisë

Të ngjajshme

Mashtruan shtetin austriak me 3.8 milionë euro, burgim për dy kosovarët

Dy kosovarë janë dënuar me burgim dhe janë gjobitur. Ata...

Hoxhaj: Kurti po bën përpjekje të marrë 100% të pushtetit

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka pasur kritika të...

Zyrtare: Shpendi vazhdon me klubin nga Italia

Klubi italian, Empoli ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur...

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj një njoftimi të fundit të KEDS-it për ndërprerje të energjisë elektrike, në të cilin kjo kompani kishte përmendur KEK-un si shkaktar të ndërprerjeve.

Në reagimin e saj, KEK shpreh shqetësim për atë që e cilëson si informacion të pasaktë dhe keqinformues, duke theksuar se deklarime të tilla dëmtojnë reputacionin e institucionit, transmeton lajmi.net.

Sipas KEK-ut, roli i tyre kufizohet vetëm në prodhimin e energjisë elektrike dhe nuk përfshin asnjë kompetencë në rrjetin e shpërndarjes apo në furnizimin e konsumatorëve të rregulluar. Për këtë arsye, theksohet se KEK nuk mund të jetë në asnjë rrethanë përgjegjës për ndërprerjet në këto segmente.

Tutje, KEK u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo faturë apo njoftim ku përmendet institucioni si shkaktar i ndërprerjeve ta raportojnë pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Njëkohësisht, KEK ka kërkuar nga ZRRE-ja që ta trajtojë këtë çështje me seriozitet të plotë, duke siguruar që përgjegjësitë institucionale të mos shtrembërohen dhe raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz