Ish-drejtori i Inspeksionit mohon se e kërcënoi me jetë kryetarin e Obiliqit: Nuk është e vërtetë, kam dhënë deklaratën para organeve të rendit
dp

Lexo edheHamza thërret takim me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së

Në një deklaratë për Telegrafin, Preniqi ka thënë se është e vërtetë që kryetari i komunës e ka raportuar rastin, por ka mohuar se ndaj tij ka pasur ndonjë kërcënim nga ana e tij.
“Lidhur me rastin është e vërtetë që kryetari i komunës më ka raportuar gjoja për kërcënim, por në realitet kërcënim nga ana ime nuk ka pasur dhe nuk është e vërtetë për atë çfarë thotë ai”, ka deklaruar Preniqi.
Ai ka bërë të ditur se ka dhënë deklaratën e tij para organeve të rendit lidhur me rastin.

Lexo edheHamza thërret takim me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së
“Unë po ashtu kam dhënë deklaratën time para organeve të rendit”, ka thënë Preniqi.
Reagimi i tij vjen pas deklaratave të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, i cili ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga Preniqi.