Kapet “mat” në Prishtinë aktorja e famshme turke, dora e Butrint Imerit ia “mbyll” sytë
dp

Lexo edheLaurenti përkujtohet sonte në BBVK, reagojnë zemërthyer miqtë e tij, Egzoni dhe Fitimi

Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgi Coskun, ka nxitur kureshtje, pasi në pamjet e realizuara brenda një veture shfaqet “befasisht” edhe dora e këngëtarit të famshëm, Butrint Imeri.
Aktorja shihet duke publikuar një moment nga vetura në rrugët e Prishtinës, ndërsa në një pjesë të videos vërehet edhe dora e këngëtarit, i cili duket se ndodhet pranë saj. Detaj ky që s’i shpëton syrit të publikut.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është fakti se Su Burcu Yazgi Coskun dhe Butrint Imeri ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga asnjëri prej tyre për natyrën e raportit mes tyre, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje apo thjesht për një takim miqësor.

Lexo edheLaurenti përkujtohet sonte në BBVK, reagojnë zemërthyer miqtë e tij, Egzoni dhe Fitimi
Su Burcu Yazgi Coskun është njëra nga aktoret turke më të dashura për publikun, ndërsa famën e madhe e ka arritur me rolin e Asiye Eren në serialin e njohur “Kardeslerim”.
Përveç suksesit në aktrim, ajo ka edhe një lidhje familjare me shqiptarët. Në një intervistë të mëparshme, aktorja ka treguar se nëna e saj është me origjinë shqiptare dhe se në familjen e tyre ruhen tradita, veshje dhe ushqime shqiptare.