Laurenti përkujtohet sonte në BBVK, reagojnë zemërthyer miqtë e tij, Egzoni dhe Fitimi
dp

Lexo edheAnjeza Gubetini banorja e dytë e BBVK, fustani i gjatë i shkakton pak siklet

Në nisjen e edicionit të pestë të reality show-t Big Brother VIP Kosova, një hapësirë e veçantë dhe prekëse iu dedikua ish-banorit Laurent Krasniqi, i cili u nda nga jeta më 2 shtator të këtij viti.
Momenti i dedikuar Laurentit ka prekur thellësisht publikun dhe miqtë e tij më të afërt, të cilët nuk kanë hezituar të shprehin dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.
Egzoni ka ripostuar videon përkujtimore duke shkruar fjalët prekëse: “Lali jem”, ndërsa Fitimi ka reaguar po ashtu duke shpërndarë të njëjtën pamje të shoqëruar vetëm me një emoji të një zemre të thyer.

Lexo edheAnjeza Gubetini banorja e dytë e BBVK, fustani i gjatë i shkakton pak siklet
Humbja e parakohshme e Laurent Krasniqit la një boshllëk të madh te të gjithë ata që e njihnin dhe e ndoqën rrugëtimin e tij, ndërsa ky gjest në nisje të spektaklit tregoi se kujtimi i tij mbetet i paharruar.

