back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaSportKaosi në Kalkutë gjatë vizitës së Lionel Messit, ministrja Banerjee kërkon ndjesë...

Kaosi në Kalkutë gjatë vizitës së Lionel Messit, ministrja Banerjee kërkon ndjesë publike

Të ngjajshme

Kryeministri australian: Sulmi në Sidnei është terrorizëm

Të shtënat masive në plazhin Bondi jashtë Sidneit që lanë të...

Mulaj: Bjeshkët e Rugovës prioritet kombëtar, rëndësi jetike ndërtimi i një rruge moderne

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Në 27-vjetorin e rënies kujtohet “Kapuçi”, Haradinaj: Mbrojti nderin e atdheut

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh një nga eprorët më...

Vizita e Lionel Messit në Kolkata u shndërrua në kaos, duke shkaktuar reagime të forta nga autoritetet dhe tifozët.

Ministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, i kërkoi ndjesë publike yllit argjentinas pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin Salt Lake.

Mamata Banerjee u shpreh:

“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e tronditur nga keqmenaxhimi që u pa sot në stadiumin Salt Lake.”

Sipas raportimeve, tifozët indianë shpërthyen në zemërim pasi mësuan se kontakti i Messi-t me publikun do të ishte shumë i shkurtër. Plani i organizatorëve parashikonte vetëm një përshëndetje simbolike, një takim me disa persona dhe më pas largimin e tij, gjë që solli konfuzion dhe trazira në ambientet e stadiumit.

Situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit. Policia e Kolkata-s arrestoi organizatorin kryesor të eventit pas një ankese zyrtare, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur përgjegjësitë e keqmenaxhimit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me tifozë të zhgënjyer që kritikojnë organizimin dhe me thirrje që vizita e një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të ishte trajtuar me më shumë seriozitet dhe respekt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz