Pensionohet John Cena, mbyll karrierën pas 23 vitesh
dp

Lexo edhe“Flamuri kuqezi më jep forcë”, Ardian Krasniqi pas fitores në Shtutgart

John Cena edhe zyrtarisht është pensionuar nga WWE.
Mundësi amerikan, i dha fund ecurisë së tij aktive pas 23 vitesh duke e mbyllur si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.
Ai e zhvilloi meçin e tij të fundit ndaj austriakut, Gunther në “Saturday Nights Main Event”, në të cilën humbi pasi u dorëzua nga një submission.
Në karrierën e tij John Cena u shpall 17-herë kampion bote, diçka që asnjë mundës në WWE nuk e ka bërë.

Lexo edhe“Flamuri kuqezi më jep forcë”, Ardian Krasniqi pas fitores në Shtutgart
Ai më pas fitoi tituj si ajo e Shteteve të Bashkuara, Tag Team, Royal Rumble dhe së fundi titullin Interkontinental.
Karrierën e tij tashmë pritet ta vazhdojë në skenën e Hollywoodit./IndeksOnline/