Kadri Veseli: Do ta vazhdojmë ëndrrën e Fadil Vokrrit
01

Lexo edhePas aksidenteve të fundit me fatalitet, policia apelon për kujdes në trafik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në akademinë përkujtimore me rastin e vdekjes së Kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, se ka marrë me dhimbje të thellë humbjen e tij.
“Ai ka qenë sinonim i gëzimeve tona, gjërave të bukura dhe lajmeve të mira për Kosovën”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.
“Fadil Vokrri ishte sinonim i një njeriu të ndershëm, prandaj dhimbja për të është shumë e madhe. Humbja e tij është humbje kombëtare. Jo vetëm familja por secili që ka pasur rastin ta njohë”.
Lexo edhePas aksidenteve të fundit me fatalitet, policia apelon për kujdes në trafik
“Do ta vazhdojmë ëndrrën e tij që të rinjtë të luajnë nëpër kampionate botërore”.