Kabineti i ri francez formohet nesër

Kabineti i ri qeveritar në Francë do të formihet nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti francez, Emmanuel Macron, përsëri ka mandatuar kryeministrin Edouard Philippe për formimin e kabinetit në vend, i cili kishte dhënë dorëheqje pas zgjidhjeve të përgjithshme.
Pritet që Philippe deri nesër në orën 18.00 të paraqes kabinetin e ri tek presidenti Macron.
LREM-MoDem, aleanca e udhëhequr nga Lëvizja për Marsh Republikan i Macron-it, duke fituar 350 deputetë prej gjithsej 577 deputetë në Kuvendin Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtur të dielën e kaluar kishte fituar shumicën.

Lexo edheUNICEF emëron një refugjate siriane për “ambasadore të vullnetit të mirë”
Sipas rezultateve të zgjedhje në vend, 424 kandidatë ishin zgjedhur për herë të parë në parlament dhe 75 për qind e parlamentit ishte “rinovuar”.
Aleanca LR-UDI-DVD e udhëhequr nga Partia Republikane (LR) e qendrës së djathtë, fitoi vetëm 137 deputetë, ndërsa aleanca në udhëheqjen e Partisë Socialiste (PS) fitoi vetëm 45 deputetë.
Partia e Frontit Nacional (FN) e ekstremit të djathtë fitoi vetëm 8 deputetë, ndërsa aleanca FI/PCF në të cilën gjendet lëvizja Franca e Papërkulur e majtistit ekstrem nën udhëheqjen Jean-Luc Melenchon do të përfaqësohet nga 27 deputetë.














