back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme“Ka tendenca që fitorja jonë të zvogëlohet”, Albin Kurti deklarohet për votat...

“Ka tendenca që fitorja jonë të zvogëlohet”, Albin Kurti deklarohet për votat e diasporës

Të ngjajshme

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të...

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në lidhje me procesin e numërimit të votave të diasporës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje procesin e numërimit të votave të diasporës.

Kur u pyet për refuzimin e mbi 16 mijë votuesve nga diaspora KQZ, Kurti tha se ka tendenca që fitorja e VV të zvogëlohet.

”Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla. Nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Kurti për RTV Besa.

Kujtojmë që KQZ ka nis sot numërimin e mbi 30 mijë votave me kusht.

Të Fundit

Sport

ShowBiz