back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePejani që thoshte se merr automjete tash ia ka vjedhur veturën edhe...

Pejani që thoshte se merr automjete tash ia ka vjedhur veturën edhe Gazmend Muhaxherit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Vlon Loxha nga Peja, i cili u bë i njohur pas një kronike ku tregonte se i merr veturat që i gjen të hapura, është arrestuar mbrëmjen e së dielës, raporton Express

Express mëson se Loxha ka marrë veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Me veturën e Muhaxherit, Loxha po dyshohet se ka shkuar në Rugovë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë, ka deklaruar për Express se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkohë, para pak ditësh, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje.

Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.

Të Fundit

Sport

ShowBiz