Kreu i Partisë Liberal-demokrate, Tim Farron njoftoi sot se do të jepte dorëheqjen nga funksionet e tij sepse ndjehej keq mes besimit të tij të krishterë dhe rolit të politikanit.
“Që prej ditës së parë në krye të partisë jam përballur me pyetje për besimin tim të krishterë. Kam provuar t’u përgjigjem me elegancë dhe durim. Ndonjëherë, përgjigjet e mia mund të kenë qenë më të kujdesshme”, theksoi në një komunikatë Farron, i cili u kritikua brenda partisë së tij për pikëpamjet lidhur me homoseksualitetin dhe abortin.
“Të jesh një lider politik, në mënyrë të veçantë i një partie progresiste dhe liberale në vitin 2017 dhe të jetosh si një i krishterë i përkushtuar duke i qëndruar besnik mësimeve të Biblës është bërë e pamundur për mua”, theksoi ai.