Nga shërbimin i ambulancës në Londër, thuhet se 50 persona janë dërguar në pesë spitale pas zjarrit të madh që shpërtheu në një ndërtesë të lartë në perëndim të Londrës. Në të njëjtën kohë Dany Cotton, zyrtare e shërbimit zjarrfikës në Londër tha se ka të vdekur, por akoma nuk mund të konfirmohet numri i viktimave, raporton Anadolu Agency (AA).
Cotton shtoi se bëhet fjalë për “zjarr të paparë”, dhe se në karrierën e saj 29-vjeçare kurrë nuk ka parë një zjarr kaq të madh në një ndërtesë. Ajo shtoi se ekipet e emergjencës janë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në ndërtesën e lartë 27 katëshe.
Stuart Crichton, ndihmës drejtor i shërbimit të ambulancës theksoi se në terren janë 100 mjekë, së bashku me stafin ambulator dhe ekipet e traumës.
Zjarri ka shpërthyer të mërkurën rreth një orë pas mesnate dhe me shpejtësi u përhap nëpër ndërtesë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur mbi 20 ekipe ambulance dhe rreth 200 zjarrfikës me 45 makina zjarrfikëse.