BallinaLajmeJa në çfarë ore zhvillohet meçi i Robin Krasniqit kundër Landaetas

Ja në çfarë ore zhvillohet meçi i Robin Krasniqit kundër Landaetas

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Robin Krasniqi do të rikthehet në ring sonte për t’u përballur me Ronny Landaetan, boksierin nga Venezuela, i cili doli në skenë vetëm pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

Para meçit, Krasniqi ka thënë se ekipi i Landaetas dhe promotori i tij meritojnë respekt që ia dolën ta caktonin këtë meç për një kohë shumë të shkurtër.

“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mia do të shkonin huq” – ka thënë Krasniqi.

“Ai (Landaeta) do të jetë ndryshe në ring. Qetësia e tij tregon se a është përgatitur mirë, duket i sigurt, ka vetëbesim,” – u shpreh boksieri shqiptarë

Ndryshe, dy boksierët do të zbresin në ring sonte rreth orës 22:20 në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, për të luftuar për titullin EBU (European Super Middleweight).

Për Haxhi Krasniqin kjo do të jetë lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 48 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata. Në anën tjetër për boksierin venezuelian, do të jetë ky meçi i 17-të, ndërsa deri më tani nuk dinë për humbje, duke regjistruar 16 fitore. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz