back to top
Thursday, July 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIPKO në skenën e artit si mbështetës i Festivalit Ndërkombëtar të Operës...

IPKO në skenën e artit si mbështetës i Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”

Të ngjajshme

IPKO është mbështetës i edicionit të pestë “Rame Lahaj International Opera Festival” (RLIOF), një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë, që këtë vit zhvillohet nga 23 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.

Nën temën frymëzuese “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”, festivali promovon një qasje të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj artit, duke sjellë operën në hapësira publike dhe duke e bërë atë të qasshme për një audiencë të gjerë. Emra të njohur të skenës operistike, si Rame Lahaj, Gala El Hadidi, Nino Machaidze dhe shumë të tjerë, do të performojnë në kuadër të festivalit, duke e kthyer Kosovën në një pikë takimi të artit botëror.

Mbrëmja Gala2 gusht në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë pritet të jetë kulmi i festivalit, një natë magjike ku publiku do të përjetojë emocionin dhe madhështinë e operës në zemër të kryeqytetit.

IPKO vazhdon të mbështesë zhvillimin kulturor dhe edukativ në Kosovë, duke bashkëpunuar në projekte që nxisin përfshirjen e publikut në aktivitete artistike dhe kulturore, si dhe duke kontribuar në pasurimin e jetës shoqërore dhe kulturore të vendit.

Mbështetja e aktiviteteve kulturore është një mënyrë për IPKO-n që të kontribuojë në pasurimin e jetës shoqërore dhe kulturore në Kosovë, duke bashkuar teknologjinë me artin në shërbim të komunitetit.

IPKO është lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar shërbime të avancuara për telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital. Për më shumë informacione, vizitoni www.ipko.com.

- Advertisement -

Të Fundit