back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeI vrari te Lagjja e Spitalit është B. Mehmeti

I vrari te Lagjja e Spitalit është B. Mehmeti

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Një person ka mbetur i vdekur e tre të tjerë janë plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Deri tash për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, raporton Express.

Gazeta Express merr vesh nga burime brenda Policisë dhe Emergjencës se personi që ka vdekur është B.Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur një 47 vjeçar me inicialet M.R, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.

Ndërkohë, motra e një prej të plagosurve i ka thënë T7 se ata kanë qenë fqinjë mes vete.

Vdekjen e një prej të plagosurve e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.

“Katër persona janë sjellë në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor njëri ka vdekur, pasi që nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve, kurse tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Ndërkohë, Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz