Haradinaj ‘harron’ që ka dhënë dorëheqje, thërret mbledhjen e qeverisë
BILLI

Lexo edheTerrorizohen kalimtarët në Shkup: Taksisti rrah një grua në mes të rrugës

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Hardinaj ka thirrur për nesër mbledhjen e Qeverisë, raporton Gazeta Express.
Mbledhja që do të fillojë në orën 14:00, do të ketë disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritetit civil.
Mbledhja e Qeverisë në largim, do të mbahet një javë pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i të parit të qeverisë.

Lexo edheTerrorizohen kalimtarët në Shkup: Taksisti rrah një grua në mes të rrugës
Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.
Kujtojmë që dje Haradinaj u intervistua në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. I njejti bëri të ditur se ka vendosur që të mbrohet në heshtje.