Haliti flet për atentatin ndaj tij: Na ndiqnin me veturë në Paris si nëpër filma
BILLI
Lexo edheKryeministri Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi
Ishte viti 1998 kur gjatë mbledhjes së Rambujes që po mbahej afër kryeqytetit francez, persona ende të panjohur u përpoqën ta vrisnin Xhavit Halitin.
“E di se na kanë ndjekë me makinë në Paris. Më ka informuar nga Shqipëria shefi i shërbimeve i cili informatën e ka marrë nga një shërbim i huaj. Ai më ka thënë se ti duhet të lëshosh mbledhjen sepse është përgatit atentat, por unë nuk isha i kujdesshëm”, ka thënë ai.
Haliti ishte bashkë me Naim Mujën, Hashim Thaçin e Bilall Sherifin. Ata pas mbledhjes shkuan ta vizitonin kullën e Eiffel-it kur vërejten persona të dyshimtë, në pjesën e fushës, para Kullës.
“Unë isha me emër tjetër dhe pasaportë tjetër dhe zbulimi im zyrtar ishte i pamundur”, ka thënë ai.
Lexo edheKryeministri Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi
Sipas tij, të nesërmen në Paris u vranë dy serbë e që Haliti thotë arsyeja e vrasjes së tyre mund të ishte mos kryerja e detyrës, respektivisht vrasja e tij.
“Si duket kanë qenë ata që e kanë pas detyrën dhe nuk e kanë kryer”, përfundoi ai.