back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi

Kryeministri Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi

Të ngjajshme

​Policia shqipton 1355 gjoba për një javë në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë gjatë kësaj jave ka...

Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro

Parlamenti kroat sot, me 84 vota pro, 30 abstenime...

E pranon Bulliqi: Nuk i kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi,...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Viti i Skënderbeut është një vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ai e vlerësoi me rëndësi emetimin e pullave postare me figurën e Skënderbeut, në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në takimin e përbashkët të kryeministrit Haradinaj me kryetarin Xhaferi u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për thellimin e marrëdhënieve posaçërisht në fushën e ekonomisë me qëllim të rritjes së mirëqenies për qytetarët e dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj  përshëndeti miratimin e Ligjit nga Parlamenti i Maqedonisë për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili do të avancojë dhe promovojë raportet ndërmjet qytetarëve në Maqedoni.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Kryeministri Haradinaj i dhuroi kryetari Xhaferi plaketën e pullës postare të Postës së Kosovës, që është krijuar për nderë të Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz