back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGuerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

Guerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

Të ngjajshme

Aksion i madh bastistjeje në Burgun e Dubravës

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë...

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Mensa e Studentëve

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e...

U transferua gjatë verës te Monaco, kjo është arsyeja pse Pogba nuk ka debutuar ende

Arsyeja pse Paul Pogba ende nuk ka luajtur, pavarësisht...

Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se ngërçi që po ndodh me mos-konstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, tha Guerot në X.

Ai i inkurajoi të gjithë politikanët që të shfrytëzojnë plotësisht pak orët e mbetura para se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

Reagim pati edhe nga kolegët e tij, Jorn Rohde i Gjermanisë e Jonathan Hargreaves i Mbretërisë së Bashkuar, sikurse edhe shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav.

Të gjithë këta kërkuan që Kuvendi të konstituohet para skadimit të afatit kushtetues, i cili përfundon më 27 korrik. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz