back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditShpresuan se deputetët do të bëjnë mrekulli në momentet e fundit –...

Shpresuan se deputetët do të bëjnë mrekulli në momentet e fundit – si e ekzagjeruan me pritjet e tyre disa ambasadorë perëndimorë

Të ngjajshme

Duke qenë se është afruar fundi i afatit 30 ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese që obligon deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, ambasadorët e shteteve mike ia kishin mësy këtë paradite ndërtesës së parlamentit, shkruan Gazeta Express.

Përveç shefit të Zyrës së BE-së, në sallën e Kuvendit sot janë parë edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ambasadori britanik Hargreaves, ambasadori gjerman Rohde e të tjerë.

Ndonëse ambasadorët kishin arritur rreth 15 minuta më herët sesa koha kur ishte caktuar të mbahej seanca e sotme, njëjtë s’ka ndodhur me deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët pothuajse në secilën prej mbi 50 seancave janë vonuar.

Pasi gjithçka përfundoi sikur në mbi 50 mbledhjet e kaluara – me dështim- disa prej diplomatëve të akredituar në Prishtinë thanë se kishin shpresa se gjithçka do të zgjidhej, ndonëse askush s’kishte dhënë ndonjë indikacion për marrëveshje dhe për zhbllokim sot.

Pra,  pritja dhe prezenca e diplomatëve të huaj brenda sallës nuk rezultoi me ndonjë ndryshim në rrjedhën e seancës. Avni Dehari ka vazhduar me drejtimin mekanik e strikt të seancës siç është udhëzuar nga partia, që dihej se do të çonte në dështim.

Ai ka ftuar edhe një seancë për të shtunën në orën 14:00, meqë është dita e fundit e afatit 30 ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Shpresat për marrëveshje që do të zhbllokonte situatën deri nesër janë tek Fatmir Limaj, me të cilin Kurti ka zhvilluar negociata. Megjithatë shpresa se do të ketë zgjidhje deri nesër janë shumtë të pakta.

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, në një reagim pas dështimit të seancës së sotme, ka bërë thirrje tek liderët politikë që të gjejnë një zgjidhje para përfundimit të afatit.

Ai ka thënë se nëse s’do të zhbllokohet situata as nesër, atëherë Kosova po hyn në një rrugë të panjohur.

Shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, ndonëse me një historik prej 50 seancave të dështuara, ka treguar se drejt Kuvendit sot ishte nisur me shpresë të madhe për zhbllokimin e situatës.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re e të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka deklaruar Orav pas seancës.

I deshpëruar për vazhdimin e bllokadës është shprehur edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai ka thënë se kjo klasë politike po zhgënjen popullin e Kosovës. Sipas tij, vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është një karton i kuq.

“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”, ka thënë ai në Kuvend./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit