back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeGrabiten 2 milionë euro në pistën e aeroportit, policia vret një nga...

Grabiten 2 milionë euro në pistën e aeroportit, policia vret një nga autorët

Të ngjajshme

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

Grabitje brenda në pistën e aeroportit të Rinasit. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur makinën e blinduar me të cilën po transportoheshin paratë e një banke të nivelit të dytë. Ka pasur rezistencë dhe të shtëna me armë, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një nga grabitësit.

Grabitja ndodhi rreth orës 15:00. Sipas informacioneve paraprake nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin thasët me paratë, në një shumë që dyshohet të jetë rreth dy milionë euro. Firma private që transportonte lekët është “Nazeri”.

Autorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa forca të shumta policie janë në postblloqe për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Foto nga vendi i ngjarjes

kontrollet e policisë

Rinasi i grabitjeve

Në 9 shkurt 2017 dy makinë të blinduara që transportonin paratë e Bankës Kombëtarë Tregtare drejt Aeroportit të Rinasit u grabitën 2.7 milionë Euro që do dërgoheshin në Austri.

Ndërsa në 3 Dhjetor të vitit 2015 u sulmua me armë ekskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit kur persona të veshur me uniformë policie arritën të merrnin një sasi prej 3.8 milionë euro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz