Goditet rëndë me vinç një person në Mitrovicë, Policia arreston të dyshuarin
01


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar vinçin, ka goditur viktimën.
Siç raportohet viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Njësitet policore dhe inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Lexo edheHoti: Shtyrja e Demarkacionit është për keqardhje
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.