Gjykata Themelore e Prishtinës merr vendim për ish-drejtoreshën e Emergjencave në Drenas
BILLI

Lexo edheThirret Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky person do nderohet me titullin “Qytetar nderi i komunës” (FOTO)

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e Emergjencave në Drenas, Hyrije Tha çi.
Pas ankesës së avokatit Gazmend Halilaj, Gjykata e Apelit kishte rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë duke e kthyer lëndën në rivendosje, ndërsa kjo e fundit me rivlerësimin e të gjitha provave dhe fakteve të prezantuara nga ana e mbrojtjes ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ka shpallur Hyrije Thaçi tërësisht të pafajshme.
Ish-drejtoresha Thaci është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni për nevojat e Zjarrfikësve në Drenas./Drenicapress.info

Lexo edheThirret Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky person do nderohet me titullin “Qytetar nderi i komunës” (FOTO)