back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaSportFitore historike: Dinamo e Ilir Dajës mposht Hajduk Splitin dhe arrin fazën...

Fitore historike: Dinamo e Ilir Dajës mposht Hajduk Splitin dhe arrin fazën play-off të Conference League

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Trajneri Ilir Daja po vazhdon të dëshmojë veten si një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në futbollin evropian.

Nën drejtimin e tij, Dinamo City ka arritur një sukses të madh duke u kualifikuar në fazën play-off të UEFA Conference League, transmeton lajmi.net

Në ndeshjen vendimtare të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, skuadra shqiptare arriti të përmbysë gjithçka duke mposhtur gjigantin kroat Hajduk Split me rezultat 3:1. Me këtë fitore, Dinamo kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Në këtë sukses historik kontribuuan edhe dy futbollistë nga Kosova, Beton Zabërgja dhe Hekuran Berisha, të cilët realizuan gola të rëndësishëm për ekipin, ndërsa goli i tretë u shënua nga Eridon Qardaku.

Në fazën e radhës, Dinamo City do të përballet me skuadrën polake Jagiellonia, duke synuar kualifikimin për herë të parë në fazën e grupeve të një gare evropiane./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz