Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të Ligës së Konferencës.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 3:1 pas vazhdimeve ndaj Hajduk Split, ndonëse kishin pësuar në ndeshjen e parë 2:1 në Kroaci.
Baton Zabergja realizoi për 1:0 në minutën e 14-të të ndeshjes, duke “çmendur” stadiumin “Air Albania”.
Në minutën e 78-të, Hajduk Split mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Sanyang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Përkundër kësaj, kroatët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 99-të nëpërmjet Karacic.
Por, Qardaku dhe Hekuran Berisha me golat e tyre e vulosën fitoren dhe kualifikimin tutje të Dinamo Cityt.
Në rast se triumfon në play-off, Dinamo City do ta siguronte fazën e ligës në Ligën e Konferencës.