Sali Berisha rikthehet në Tiranë pas vizitës në ShBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time
dp

Lexo edheGrabovci për Specialen: Nuk jam penduar për veprimet e mia, por rrjedhat e mëvonshme më kanë bërë të dyshoj!

Berisha foli para simpatizantëve demokratë që kishin dalë për ta pritur, të cilët mbanin në duar flamujt e PD dhe SHBA-ve.
“Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët. Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo çka mund t’u them unë, se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne”, tha Berisha.
Berisha tha se dy problemet madhore të Shqipërisë kanë qenë tema diskutimi në SHBA, narkoshteti dhe farsa elektorale, në të cilat sipas tij SHBA kanë potencialin më të jashtëzakonshëm për të ndihmuar.

Lexo edheGrabovci për Specialen: Nuk jam penduar për veprimet e mia, por rrjedhat e mëvonshme më kanë bërë të dyshoj!