Forumi Ekonomik Botëror viziton Prishtinën: Kurti thekson rrugën drejt BE-së dhe potencialin e investimeve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur pasditen e sotme në takim delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror, të përbërë nga përfaqësues të 16 shteteve të ndryshme me përvojë në fusha si të drejtat e njeriut dhe teknologjia.
Gjatë këtij takimi, Kurti ka paraqitur një pasqyrë të zhvillimit të vendit, duke theksuar se rritja ekonomike e Kosovës është gjashtëfishuar që nga viti 1999 dhe trefishuar që nga viti 2008, krahas uljes së papunësisë dhe orientimit të qartë drejt Bashkimit Evropian. Ai nënvizoi se vetë procesi i integrimit evropian është po aq i rëndësishëm sa edhe anëtarësimi zyrtar, transmeton lajmi.net.
Në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit, kryeministri veçoi sektorët me potencial të lartë, si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përpunimi i drurit dhe i metaleve. Po ashtu, ai njohu delegacionin me projektet strategjike për katër vitet e ardhshme, ku përfshihen investimet në hekurudha, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, zhvillimi i qendrës së skijimit në Brezovicë, tranzicioni i gjelbër, si dhe sektori i minierave dhe mineraleve.
Diskutimi u shtri edhe në temat e sigurisë, forcimit të sundimit të ligjit, rrugës drejt anëtarësimit në NATO dhe harmonizimit të plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.
Komunikata e plotë:
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite priti delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum), anëtarët e të cilit përfaqësojnë 16 shtete të ndryshme dhe sjellin përvojë të gjerë në fusha të ndryshme, si të drejtat e njeriut, teknologjia dhe të tjera.

Lexo edheKelmendi për vendimin e VV-së që të votoj Çitakun dhe Shalën: A kaq naivë i pandehin qytetarët, mendojnë ndoshta që të gjithë në këtë vend hajnë bari!
Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti paraqiti një pasqyrë të zhvillimit të Kosovës, përfshirë rritjen ekonomike, që është gjashtëfishuar që nga viti 1999 dhe trefishuar që nga viti 2008, uljen e papunësisë, si dhe orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti theksoi se procesi i integrimit është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë anëtarësimi.
Kryeministri foli gjithashtu për sektorët në rritje dhe me potencial të madh në Kosovë, si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përpunimi i drurit dhe përpunimi i metaleve, si për projektet e planifikuara për katër vitet e ardhshme, përfshirë hekurudhat, Lojërat Mesdhetare, investimet në qendrën e skijimit në Brezovicë, tranzicionin e gjelbër, minierat dhe mineralet.
Po ashtu, në një diskutim të hapur, u bisedua për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë, anëtarësimin në NATO, si dhe përafrimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian./lajmi.net/












